Kryetari i LSI Ilir Meta ka shprehur vlerësim për protestën paqësore të opozitës, që po zhvillohet gjatë 5 ditëve.

Duke folur para mbledhjes së kryesisë së LSI, Meta shprehu gjithashtu shqetësim për protestën dhe ndërprerjen e marrëdhënieve të PD me Parlamentin, duke u shprehur se kjo gjë vjen në një moment kyç për reformën në drejtësi.

“Nuk mund të mos shpreh shqetësimin për protestën e opozitës, të cilën duhet ta vlerësoj për natyrën paqësore”, deklaroi Meta.

Ai shtoi gjithashtu se nga ky moment, LSI ka tre fjalë kyçe për reformën në drejtësi: “Ne sot si LSI kemi tre fjalë kyçe deri në fund të zbatimit të reformës në drejtësi, që janë Kushtetuta, ligji dhe transparenca”.