Ish-Presidenti i Republikës, Rexhep Meidani, feston sot 76-vjetorin e lindjes. Presidenti Ilir Meta ka vendosur të dekorojë Meidanin me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.

Meta vlerëson Meidanin për përgjegjësinë e lartë shtetërore të treguar si President, për kontributin e çmuar për reformën e rëndësishme të Kushtetutës, për mbajtjen e referendumit të Kushtetutës në vitin 1998, për ngritjen dhe forcimin e institucioneve të pavarura, si dhe për mbështetjen për çështjen e Kosovës.

Ceremonia e dekorimit bëhet me rastin e 76-vjetorit të lindjes së Rexhep Meidanit.