Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta së bashku me bashkëshorten Monika Kryemadhi dhe fëmijët votuan në kopshtin numër 31 në rrugën ‘Pjetër Bogdani’ në zonën e ish-Bllokut. 

“Për herë të parë votoi edhe Era, dhe ishte një kënaqësi që dhe ajo ta kishte sot këtë mundësi”, tha Meta.

Pjesëmarrje, pjesëmarrje dhe përsëri pjesëmarrje. E drejta më e rëndësishme që ka një qytetar është vota, një qytetar nuk ushtron këtë të drejtë nuk ka të drejtë as të ankohet, as të kërkojë llogari, prandaj ushtrojeni këtë të drejtë pasi vetëm me këtë të drejtë ju mund të bëheni pjesë e ndryshimit”, shtoi Meta.

Monika Kryemadhi nuk dha asnjë koment.