Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se së bashku me drejtues të tjerë të PL-së do t’i bashkohen protestës së opozitës.
Meta u shpreh se s’do të dalin në protestë në mbrotje të Berishës, por të demokracisë.
Ndërsa theksoi se kërkesat e opozitës janë domosdoshmëri për rikthimin e normalitetit në Kuvend
“Unë do të jem dhe drejtues të tjerë do të jenë në protestë. E përkrahim por jo në mbrojtje të Berishës por të demokracisë.
Kërkesat e tyre janë domosdoshmëri për rikthimin e normalitetit në Kuvend”, u shpreh kreu i PL-së.