Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka njoftuar ditën e sotme se do të garojë si kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në qarkun e Tiranës.

Gjatë një konference me gazetarët, ai u pyet për deklaratën e djeshme të kreut të PD, Sali Berisha, i cili tha se do të hyjnë në zgjedhje si një koalicion me parti të tjera opozitare.

Meta nuk konfirmoi një koalicion, por tha se PL ka nisur përgatitjet jo vetëm në qarkun e Tiranës, por në të gjithë Shqipërinë.

“Nuk e kam ndjekur intervistën e zotit Berisha, jemi në solidaritet të plotë me betejën e tij të jashtëzakonshme kundër narkoshtetit edhe me të gjitha sakrificat që ai po bën, të cilat tregojnë qartë tmerrin e regjimit nga opozita e vërtetë edhe nga prezenca e saj në parlament. Partia e Lirisë ka nisur përgatitjet në të gjithë vendin dhe pa asnjë diskutim ka nisur përgatitjet edhe ne Qarkun e Tiranës, ku do të kandidoj edhe unë si Presidenti I Partisë së Lirisë dhe ku do të kemi një rezultat fantastik”, tha Meta.