Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se zgjedhjet e 14 Majit do të jenë historike pasi do të rikthejnë demokracinë dhe rolin e qytetarëve në vendimmarrje si dhe shpresën tek të rinjtë.

Më tej duke iu referuar vendimit të KQZ-së, Meta thekson se asgjë nuk i ndal kandidatët e primareve për t’u regjistruar, për të konkurruar dhe për të fituar në këto zgjedhje.

“Zgjedhjet e 14 Majit do të jenë historike, sepse do të mbyllin përfundimisht kapitullin e pushtetit monist dhe arrogant, që nuk jep llogari, por vetëm abuzon dhe shpërdoron.
Do të jenë historike sepse do të rikthejnë demokracinë dhe rolin e qytetarëve në vendimmarrje dhe sidomos do të rikthejnë shpresën tek të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë”,, shprehet Meta.