Kryetari i Kuvendit dhe Presidenti i zgjedhur Ilir Meta e ka cilësuar një hap të madh pas zhvillimin e zgjedhjeve pa opozitën.
I ftuar në emisionin “Top Story”, Meta theksoi se pavarësisht nëse fajin do ta ketë opozita për moshyrjen në zgjedhje, vendi do të jetë në krizë të thellë nëse bojkotohen zgjedhjet.
“Mbajtja e zgjedhjeve pa opozitën është një hap i madh mbrapa për Shqipërinë. Shqipëria do të jetë një vend që do të rrezikojë ndjeshëm. Rruga e integrimit evropian do të jetë jashtëzakonisht e vështirë dhe do të jetë problem kryesor ajo që është më e rëndësishmja, paqja sociale në familjet tona”, u shpreh Ilir Meta.





