Në koncertin magjik që grupi Metallica dhanë në San Siro të Milano-s, shiu nuk pushoi, por askush nuk u largua nga skena.
Momenti komik i gjithë performancës ishte kur kitaristi i bandës, Kirk Hammett rrëzohet në skenë, pak pasi kishte përfunduar solon e tij, kur këmba e tij e djathtë fluturoi nga pjesa e përparme e pedalit duke rrëshqitur dhe u rrëzua me kurriz.
Ai u ul për disa sekonda, një buzëqeshje në fytyrë dhe duart e tij përsëri në kitarë.
“Ummm, unë i rrëzuar në pedalen time të lagur. Binte aq shumë shi, sa ndjeva sikur isha duke luajtur kitarën në dush.”– shkruan kitaristi në Instagram.
Turneu aktual i Metallica “WorldWired” përfundon më 25 gusht në Mannheim të Gjermanisë.





