Eksperti për sigurinë dhe kriminalistikën, Ervin Karamuço ka paralajmërua një tjetër “tërmet” në institucionet shqiptare, pasi pritet të dalin të tjera transkipte nga aplikacioni i inkriptuar Sky ECC.
I ftuar në “Top Talk”, Karamuço tha se “Metamorfoza 2” do të shkaktojë goditje edhe më të madhe se “Metamorfoza 1”, e cila çoi në pranga disa prej emrave më të rrezikshëm të botës së kimit.
“Metamorfoza 2 do jetë edhe më e madhe, përfshin edhe institucione të tjera, Dogana, Tatimet.
Do jetë një vetting për të gjitha institucionet shtetërore dhe më tej”, deklaroi Karamuço në “Top Talk”.





