Ministri i Financave, Ervin Mete bëri të ditur sot se gjatë periudhës janar-prill të këtij viti ka një ecuri të mirë të ekonomisë, bazuar kjo edhe në performancën paraprake të treguesve fiskalë të konsoliduar.
Mete vuri në dukje se për periudhën 4-mujore, të ardhurat arritën në rreth 231.64 miliardë lekë ose 103.5% e planit të së njëjtës periudhë.
Sipas tij, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, u mblodhën rreth 24.1 miliardë lekë më shumë, ose 11.6% më shumë se katërmujori i vitit 2023.
“Vijon ecuria pozitive e ekonomisë. Të ardhurat totale për 4-mujorin e vitit 2024 u realizuan në masën 231.64 miliardë lekë ose 103.5 % e planit të së njëjtës periudhë. Krahasuar me një vit më parë, të ardhurat u rritën me 24.1 miliardë lekë ose 11.6% më shumë”, deklaroi ministri.
Ndërsa shpenzimet e përgjithshme publike për periudhën 4-mujore të vitit 2024, arritën në rreth 185.8 miliardë lekë me një realizim në masën 96.8 % të planit, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 shpenzimet e përgjithshme publike rezultojnë 7.4 % më të larta ose rreth 12.76 miliardë lekë më shumë.