TIRANË- Pas shitjes së Albpetrol qeveria ashtu sic kishte paralajmëruar nxorri sot në shitje ditën 2 hidrocentralet, Bistrica 1, Bistrica 2, si dhe shoqërinë “HEC Ulëz Shkopet sh.a”. 

"Sot, më datë 21 Dhjetor 2012, në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës do të bëhet hapja e ofertave për privatizimin e shoqërive HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2 sh.a dhe shoqërinë HEC Ulëz Shkopet sh.a . Ora 11 : 00 – Tenderi për shoqërinë HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2 sh.a. Ora 12 : 00 – Tenderi për shoqërinë HEC Ulëz Shkopet sh.a",- njoftoi METE. 

HAPEN OFERTAT PËR HEC BISTRICA 1 DHE 2 

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës bëri hapjen e ofertave për privatizimin e HEC-eve “Bistrica 1” dhe “Bistrica 2 sh.a” dhe shoqërinë HEC “Ulëz Shkopet sh.a” në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. 

Sokol Devishaj, zëvëndës ministri i METE bëri me dije se :”Do të hapim momentin e caktuar pasi të përfundoi afati teknik dhe financiar për dy HEC-et para, më pas do hapim dokumentacionin teknik dhe financiar për procedurën e dy HEC-eve të dyta. Më pas komisioni do të mblidhet për të bërë verifikimet e nevojshme për të bërë vlerësimet për procedurat e pavarura. Më lejoni që procesi ka konfidencialitetin e tij në mënyrë që komisioni të bëjë vlerësimet përkatëse dhe do jemi në mënyrë të vazhdueshme për operimi”. 

Ofertat për Bistrica 1 dhe 2 
Oferta e parë për HEC Bistrica 1-2, 30 milionë e 355 mijë euro 

Oferta e dytë për HEC Bistrica 1-2, 44.847.496 euro 

Oferta e trete për HEC Bistrica 1-2, 27 milione e 500 mije euro 

Oferta e katërt për HEC Bistrica1-2, 19 milion e 300 mije euro 

Oferta e pestë nga Corum është 52 milione euro 

Oferta e gjashtë  35 milione e 100 mije euro 

Oferta e shtatë 37 milionë e 100 mije euro