Dita e sotme parashikohet me reshje të pakta shiu në ultësirën perëndimore, ndërsa reshje dëbore në gjithë zonën malore.
E hëna rrezikon edhe zonat e ulëta nga reshje të pakta dëbore si pasojë e rënies së ndjeshme të temperaturave të ajrit në mëngjes dhe gjatë gjithë ditës.
Sipas “MeteoAlb”, parashikohet që e gjithë java të jetë shumë e ftohtë, duke bërë që temperaturat e mëngjesit të ulen në zonat malore në -7gradë C, ndërsa temperatura nga 0 në -3 gradë C priten gjatë mëngjeseve në zonat e ulëta dhe në bregdet.
Pjesa e mbetur e dhjetorit parashikohet të vijojë kryesisht e ftohtë si dhe shfaqet rreziku për reshje dëbore në 90% të territorit shqiptar gjatë 10-ditëshit të fundit të këtij viti.





