SHBA, 16 shkurt 2013 – Agjensia ndërkombëtare hapësinore, NASA, ka vlerësuar se meteoriti 10 ton që u fut dje në atmosferën tokësore dhe shpërtheu në mijëra pjesë mbi qiellin e Uraleve në Rusi ka lëshuar një energji të paimagjinueshme.
Sipas ekspertëve të NASA-s, energjia e trupit qiellor ishte 500 kiloton, e barabartë me 30 bomba atomike të lëshuara 6 dekada më parë mbi Hiroshima.
“Një ngjarje e tillë regjistrohet çdo 100 vjet”, ka deklaruar eksperti Paul Chodas i Nasës.
(m.b./ AGJENCIA E LAJMEVE "DYRRAH")