Kishin lajmëruar se fundjava do të ishte e freskët dhe me reshje.
Por sipas ‘Meteoalb’, kthjellimet dhe vranësirat kalimtare do të dominojnë kushtet e motit edhe sonte gjatë natës dhe paraditen e së hënës.
Mesdita do të sjellë sërish vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të Shqipërisë.
Në kushte të ngjashme atmosferike, territori shqiptar do të mbetet deri ditën e enjte.





