Vala e të nxehtit afrikan që ka përfshirë Mesdheun sjell mot të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar.
Meteorologia Lajda Porja thekson se temperaturat do të jenë kryesisht të larta, me ditën e enjte që do të shënojë rritje deri në 37 gradë. Vranësira të lehta do të ketë kryesisht në zonat malore.
“Si pasojë e valëve të të nxehtit afrikan që ka përfshirë pellgun e Mesdheut do të ndikohet edhe Shqipëria duke bërë që moti i kthjellët të prezent pothuajse në të gjithë territorin. Vranësira të lehta dhe kalimtare do të shfaqen kryesisht në zonat malore.
Parashikohet që sot termometri të ngjitet deri në 32 gradë dhe e gjithë java do të jetë kryesisht me temperatura të larta, ku do të kulmojnë ditën e enjte. Të enjten do të shënohen temperatura 37 gradë. Edhe pse nën ndikimin e valëve të të nxehtit afrikan, Shqipëria do të jetë në periferi të saj, temperatura ekstremisht të larta priten në Italinë Jugore.
Përsa i përket pjesës së rajonit, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të jenë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët do të jetë prezent që në orët e para të mëngjesit. Vranësira të lehta dhe kalimtare do të jenë kryesisht në orët e pasdites.“, tha Porja.