Situata metereologjike që po karakterizon Evropën, po ndikon edhe në motin e gadishullit të Apenineve.
Duket se moti do ta ndajë Italinë në dy pjesë; nëse qendra dhe jugu i vendit do të karakterizohen nga anticiklonet dhe moti i mirë, me temperatura të larta, deri në 40 gradë në Siçili e Sardenja, veriu i vendit do të përballet me stuhi të forta, përmbytje dhe rrëshqitje toke.
Duket se vendi fqinjë do të përjetojë situatën sinoptike të verës së vitit 2014, ku përgjatë 90 ditëve të verës u regjistruan 60 ditë me reshje.
Këtë vit nuk pritet të jetë tamam kështu, por ditët me shi do të jenë të shumta, parashikojnë metereologët italianë, raporton Il Messaggero.
Ndërkohë, në Moena, autoritetet vendore janë duke punuar për të rikthyer normalitetin në rrugë, pas reshjeve të dendura të një dite më parë. Stuhia goditi rajonin turistik të Val di Fassa dhe autoritetet u detyruan të evakuojnë mbi 50 persona, që ende nuk janë rikthyer në shtëpitë e tyre, por qëndrojnë të strehuar në një palestër.