20 maj 2015 – Pas publikimit të lajmit nga ana e demokratëve se Kuvendi i Shqipërisë do të vendosë një ashensor të shtrenjtë në ambientet e tij, ka ardhur menjëherë një reagim nga zëdhënësi i kryetarit Ilir Meta.
Emiljano Aleksi sqaron se ky ashensor do të shërbejë për njerëzit me aftësi të kufizuara, për t'i ndihmuar ata që të takojnë të zgjedhurit e tyre, apo që të jenë pjesëmarrës në mbledhjet e Komisioneve të Kuvendit.
Vendosja e ashensorit nuk ka lidhje me Metën, për më tepër që ai ka ende objektiva për të arritur në reduktimin e peshës dhe nuk preferon përdorimin e ashensorit, thuhet një njoftimin për shtyp.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/