TIRANE, 3 prill 2013 – Një formë e re grabitje tashmë po qarkullon në Tiranë nëpërmjet porosisë së picave në restorant piceriteëe kryeqytetit. Burime të bluve të kryeqytetit bëjnë me dije për Balkanweb se dy dite më parë rreth mesnatës nje person ka telefonuar në picerinë A. pranë shkollës Petro Nini Luarasi dhe ka porositur dy pica kapricoza dhe dy pije freskuese dhe ka kërkuar t’ia dërgojnë pranë ish-stacionit të fundit të Tiranës së re. 

30 minuta më vonë një person i maskuar dhe nën kërcënimin e pistoletës i ka grabitur shpërndarësit të picave motorrin bashkë me picat dhe pijet freskuese. 

Erdin. M 24-vjeç me detyrë shpërndarës picash i është bindur urdhërit të grabitësit, i cili është larguar me motorrin e vjedhur me targë TR 5C24. Forcat e komisariatit numër dy të policisë së Tiranës pas kallëzimit të marrë nga i dëmtuari ka shpallur në kërkim autorin dhe deri në këto momente ai nuk është identifikuar.