Shkencëtarët po krijojnë një injeksion që krijon një implant kontraceptiv në trup duke hapur një rrugë të re për injektimin e barnave në periudha afatgjata.

Implantet aktuale kontraceptive zgjasin disa vite dhe grave nuk iu duhet të pijnë një pilulë çdo ditë, por  pajisjet duhet të vendosen  nga një mjek. Edhe tani ka injeksione kontraceptive, por kanë disa kufizime dhe një prej tyre është që zgjasin vetëm 3 muaj.

Tani shkencëtarët kanë përfunduar eksperimentet për një implant të ri që vetëmontohet në trup, raporton The Guardian.

Edhe pse nuk është testuar ende te njerëzit, shkencëtarët thonë se kjo qasje mund të sjellë risi përtej kontraceptivëve duke e bërë më të lehtë injektimin e barnave pa nevojën e procedurave invazive, një parathënie shumë pozitive për vendet e botës që kanë probleme me infrastrukturën mjekësore.

Është e përshtatshme për çdo mjekim hidrofob, sidomos kur nevojitet mjekim i zgjatur. Kjo përfshin mjekimet e HIV, tuberkulozit, skizofrenisë, dhimbjeve kronike apo sëmundjeve metabolike”, tha bashkautori Giovanni Traverso.

Pasi vendoset në trup, solucioni shkëmbehet me lëngjet e trupit. Mikrokristalet bashkohen në vend që të ndërveprojnë me mjedisin ujor. Kjo, bashkë me formimin e kristaleve të tjera krijon një implant të ngurtë që e çliron mjekimin pak nga pak.

Studimi i publikuar në Nature Chemical Engineering u testua fillimisht te minjtë duke i lejuar të përmirësonin llojin e solucionit të vendosur në injeksion. Mjekimi te minjtë zgjat për 97 ditë, edhe pse Traverso është shprehur se ka mundësi për një afat më të gjatë, në varësi të përshtatjes së formulës.

Kërkimi është ende në faza të hershme dhe efikasiteti nevojitet ende që të provohet. Gjithsesi, shërben si themel për studimet e së ardhmes që ekipi pret t’i nisë në 3 apo 5 vitet e ardhshme.