Për të gjithë ata që kanë dëshirë të kenë dhëmbë më të bardhë, ekziston një metodë tepër e thjeshtë dhe bio për të arritur rezultatet e kërkuara. Dhëmbët e bardhë dhe të rregullt janë gjithmonë tërheqës, prandaj është mirë që gjithmonë të kujdeseni për ta. Mjafton një lugë vaj kokosi, gjysmë luge shafran dhe një lugë vaj menteje. Përziejini këto tre përbërës deri sa të përfitoni një masë të njëtrajtshme.

Aplikojeni atë me furçën e dhëmbëve njësoj siç bëni kur lani dhëmbët dhe mbajini dhëmbët ashtu për 5 minuta. Pas 5 minutash duhet t’i pastroni dhëmbët dhe t’i rilani me pastë dhëmbësh. Përsëriteni disa herë këtë metodë, derisa të vini re efektet e saj. Gjithsesi, mos harroni të pastroni dhëmbët tuaj të paktën dy herë në ditë dhe të kryeni vizita të rregullta tek dentisti.