Një eksperte e lëkurës ka zbuluar se mënyra se si ju flini mund ta plakë më shpejt lëkurën tuaj duke ju shtuar rrudhat.

Michelle Silva na tregon pozicionin e gjumit që shkakton rrudha dhe pozicionin perkekt për antiplakjen.

“Nëse jeni në të tridhjetat apo të dyzetat dhe jeni të fiksuar pas plakjes së lëkurës, siç jam dhe unë atëherë kjo këshillë është mjaft e dobishme, pasi unë kam rreth 10 vite që e praktikoj,” tha ajo.

Në përgjithësi rrudhat në fytyrë dalin nga ajo anë në të cilën ju flini më shpesh.

Këshilla që ajo jep është që kurrë të mos flini me bark e të mbani fytyrën të mbështetur në jastëk

“Mundohuni të flini në shpinë. E di që kjo mund të mos jetë komode për ju, por është një mënyrë që fytyra juaj të mos plaket shumë shpejt,” tha dermatologia.

Sipas saj, kjo është një teknikë e përdorur nga shumë VIP-a. Jenifer Lopez ishte ndër ato që e përdorte këtë metodë.