Në episodin e kësaj jave të “Keeping Up With the Kardashians” shikuesit mësuan që Kim Kardashian dhe katër fëmijët e saj e kanë kaluar infektimin me Covid.

Kim zbuloi se infektimi i gjithë familjes me Covid erdhi pasi djali i saj, Saint e mori koronavirusin në shkollë. Ajo e hodhi poshtë lajmin e “BuzzFeed News” se u infektuan gjatë udhëtimit të festës së 40-vjetorit,ku shkruante në Twitter: “False”.

“Askush nuk u infektua gjatë udhëtimit. Saint ishte i pari që e kishte atë në familjen tonë, ku e mori atë në shkollë, nga një tjetër student që doli i pari pozitiv.”

Ajo tregonte se si po shkonin studimet në Drejtësi, ndërsa theksoi se kishte dështuar në dy provime, pasi ishin në periudhën kur ajo ishte e infektuar. Kim tregoi se e kaloi me simptomat e zakonshme, por të rënduara.

“Duhet të mësoja për 12 orë, por kam qenë shumë e sëmurë me COVID, sa që mezi ngrihesha nga shtrati për të mësuar”, u shpreh Kim.

Kjo ka qenë dhe arsyeja pse xhirimet e Keeping Up With Kardashians u ndërprenë për dy javë.