Almeda Abazi Sayisman dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayisman do të bëhen prindër për herë të dytë.

Lajmin e bukur e ka ndarë vetë bukuroshja shqiptare përmes një postimi në Instagram.

“Bebi numër 2 në pritje. Mezi presim të të takojmë”, shkruan Almeda krahas fotove me partnerin, duart e të cilit qëndrojnë mbi barkun e saj.

Almeda dhe Tolgahan janë prindër të vogëlushit Efehan, i cili erdhi në jetë 5 majin e 2019-ës.