Goli i parë i pësuar dje nga Korabi ka nevrikosur drejtorin Mëziu, që pasi ka debatuar me Çelën e Shetën në fund të pjesës së parë, në fund të ndeshjes ka goditur mbrojtësin Sheta.
Këtë e konfirmon vetë lojtari, që në ndër të tjera ka deklaruar: “Sa kisha dalë nga dushi dhe po fshija kokën më bëri pabesi, ashtu siç është si njeri. Me gjuajti një pëllëmbë dhe për atë pëllëmbë do të shkojë në burg ai. Unë kam një libër për të folur për atë, por nuk dua të flas më shumë”.
“Kësaj çështje do t’i shkoj deri në fund, edhe me anën ligjore. Denoncimin për atë që ka ndodhur e kam bërë. Ai do të japë shpjegim për këtë. Do ta zgjidh unë dhe me forma të tjera, si të vijë momenti. Unë kam 20 vite që luaj futboll dhe nuk ma përdhos dot emrin një barbon si puna e Fehmi Mëziut”.