Vetëm 6 vite më parë aktori amerikan, Michel Douglas, pati një betejë mes jetës dhe vdekjes. Kanceri i gjuhës u bë një problem për të, por pas një viti lufte ai doli jashtë rrezikut për jetën. Këtë e konfirmoi bashkëshortjka e tij Catherine Zeta-Jones.
Por duket se jeta e ka vendosur në një sprovë tjetër, pasi pak ditë më parë është njoftuar se sëmundja i është rikthyer dhe ajo është në një shkallë mjaft të përparuar, çka i jep 71-vjeçarit Michel, vetëm 6 muaj jetë.
“Sytë e Michel-it mbushen me lot kur shikon qiellin, duke e ditur se atje janë paraardhësit e tij. Ai i ngul sytë me trishtim edhe nga uji, mbase sepse e di që mund të mos e shikojë përsëri vendin ku ai dëshiron të shpërndahet hiri i tij”, tregon një burim anonim ka thënë për Radar Online.
Përfaqësuesit e tij mbështesin se ai e ka mposhtur sëmundjen, por vihet re se që atëherë Michel ka shitur disa nga pronat e tij, mes tyre edhe shtëpinë e tij të preferuar në ishullin e Bermudës.