Pasi mori statujën për aktorin më të mirë në Çmimet e Akademisë, Michael B. Jordan shkoi në një fast food menjëherë pas ceremonisë së Hollywood.
Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë aktorin duke shkuar te banaku. Fillimisht vendosi statujën në tavolinë dhe më pas bëri porosinë.
I veshur ende me kostumin e ceremonisë, ylli i Hollivudit konsumoi ushqimin me çmimin e tij mbi tavolinë dhe buzëqeshi teksa firmoste në kapelat e letrave për stafin.
In-N-Out Burger ka qenë prej vitesh një traditë jozyrtare pas Oscars, falë vendndodhjes së saj pranë Dolby Theatre.
Fituesit shpesh kanë ndaluar aty pas ceremonisë, duke mbajtur çmimin në njërën dorë dhe një double-double në tjetrën. Por këtë vit, Michael B. Jordan ishte protagonisti i vërtetë i mbrëmjes.
Më herët gjatë natës, Jordan mbajti një fjalim emocionues, duke rrëfyer rrugën e vështirë drejt suksesit.
Ai shprehu mirënjohje ndaj nënës së tij, duke kujtuar sakrificat që ajo bëri gjatë ditëve të tij të para si aktor.





