Është zhvilluar dje pasdite në Los Angelos ceremonia e lamtumirës për ish-basketbollistin Kobe Bryant, i ndarë nga jeta në mënyrë tragjike pak javë më parë. Në këtë përkujtimore morën pjesë shumë të afërm, ish-kolegë dhe miq të familjes Bryant.Fjalimet e përsonaliteteve ishin të ndryshme, duke bërë që atmosfera në sallë të ishte e zymtë.
Mes lotësh dhe fjaësh prekëse, legjenda e NBA, Michael Jordan është shprehur se bashkë me Kobe është larguar edhe një pjesë e tij.“Kobe ishte si një vëlla për mua. Me të kam kontaktuar shumë, edhe pas mesnate. Për të më pyetur gjithçka rreth basketbollit. Bashkë më të, ka vdekur edhe një pjesë e imja”, shtoi Jordan mes të tjerash. Bashkë më Kobe, në aksidentin fatal vdiqën edhe 9 persona të tjerë, përfshirë edhe vajzën e tij 13 vjeçare Gianna.





