28 nëntor 2015 – Atmosfera e festave të fundviti po ndjehet. Michele Obama, zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka pritur në Shtëpinë e Bardhë, pemërn e Krishtlindjeve. Pema është e tipit Fraser fir nga Lansdale, Penslivani, 5.5 metra të gjatë dhe ardhur nga ferma e pemëve të Krishtlindjes Bustard në Pensilvani. Ajo, që do të vendoset në dhomën blu të shtëpisë së bardhë

Pema është sjellë deri në hyrjen kryesore të shtëpisë së bardhë nga një kalë që tërhiqte karrocën teksa në sfond dëgjohej kënga tradicionale “Oh Christmas tree”.

Zonja e parë Michele Obama tha se e ka marrë pemën si dhuratë nga i zoti i fermës, Jay Bustard, dhe është pema që fitoi konkursin në muajin korrik, si pema kombëtare e Krishtlindjeve.

Kjo pemë është mbjellë në Pensilvani që në vitin 2001 dhe u pre në fillim të kësaj jave për tu dërguar në shtëpinë e bardhë, pasi ishte përzgjedhur fillimisht nga punonjës të Shtëpisë së Bardhë.

/portal DurresLajm/