Dashuria është në ajër. Pas dedikimit të Michelle Hunziker ndaj të dashurit të saj: “Dashuria vjen kur pushon së ankuari”, Alessandro Carollo ka zyrtarizuar historinë e tyre të dashurisë me një postim në Instagram dhe një mesazh shumë të ëmbël.

Pasioni për motorët i bashkon dhe sapo kanë mundësi arratisen, pavarësisht nëse bie diell apo shi. Ata janë njohur, me shumë gjasa, përmes miqve të përbashkëy dhe më në fund, janë gati të zyrtarizojnë dashurinë e tyre në Instagram.

Si një bubullimë …

Erdhe pa kërkuar leje, pa trokitur. E dërrmove dhe e ktheve përmbys gjithçka në mënyrën më të mirë që mund ta imagjinonoja ndonjëherë. Një stuhi drite, dashurie dhe jete. Ajo buzëqeshja që përcjell gjithmonë pozitivitet, edhe kur jemi me motor, kur është errësirë apo kur bie shi… një engjëll biond, një dhuratë nga parajsa, një spektakël!

Siç të them gjithmonë… “NA PALLA DE FOCO””-shkruan Alessandro Carollo nën disa foto ku shfaqet së bashku me Michelle Hunziker gjatë një prej udhëtimeve të tyre me motor.

Së fundmi, Michelle ndau në Instagram një mendim shumë të ëmbël për dashurinë, duke ia kushtuar atë, me siguri Alessandros.

“Dashuria lëviz gjithçka, dashuria mund të bëjë gjithçka, dashuria shëron. Dashuria vjen atëherë kur më së paku e pret dhe kur pushon së “rënkuari””, ka shkruar Michelle Hunziker në Story-t e saj në Instagram, së bashku me një video të disa këlyshëve të luanit që shkëmbejnë puthje.