“Nuk jam duke pritur një fëmijë”,- thotë Michelle Hunziker për revistën "A", një e përjavshme italiane. Showgirl gjermane fajëson kolegun e saj tek emisioni “Striscia la notizia”, i cili me deklaratat e bëra gjatë shfaqjes ka nxitur shkrimet në media.
Hunziker është shumë e angazhuar, pasi njëkohësisht është duke drejtuar së bashku me Enzio Gregio emisionin “Striscia la notizia”, bën regjistrimet për “Paperissima”, si dhe është duke përgatitur një spektakël teatral që do të vihet në skenë në janar të vitit të ardhshëm.
Ish gruaja e Eros Ramazotit vazhdon të jetë gjithnjë e më e dashuruar pas partnerit të saj Tomaso Trussardi dhe do t’i kalojë pushimet e fundvitit me familjen e tij.
"Kam gjetur burrin që kërkoje prej shumë kohësh. Ai beson në dashuri dhe beson ashtu siç besonin dikur, ashtu siç më pëlqen edhe mua. Na ka ndodhur diçka e bukur dhe jemi duke e shijuar”,- thotë Michelle.