DURRËS, 8 tetor 2014– Një tjetër martesë VIP në Itali, një tjetër “Po” do të shqiptohet më 10 tetor 2014; këtë radhë midis Michelle Hunziker (moderatore dhe modele zviceriane e natyralizuar si italiane) dhe Tomaso Trussardi njëri ndër ortakët dhe trashëgimtarët e dinastisë me të njëjtën emër.
Bukuroshja Michelle, e lindur më 1977 ka dy vajza; Aurorën nga martesa e parë me këngëtarin e famshëm me famë botërore, Ramazzotti dhe Sole-n (e bija e Trussardi-t), e cila do të mbushë 1 vjeç pikërisht më 10 tetor, ditë në të cilën prindërit e saj do të vënë kurorë. Michelle është shprehur në facebook se fustani i saj do të ketë një dekolte të bukur, por do të mbulojë barkun që po rritet, sepse kujdes: ajo po pret fëmijën e saj të tretë, (të dytin me Trussardi-n).
Ndërkohë, dëshmitar i dasmës do të jetë Antonio Ricci, mik i ngushtë dhe producent i “Striscia la notizia”, program që aktualisht e moderon joshësja Hunziger. Në median italiane përflitet se familja e Tomasos 31 vjeçar, në veçanti e ëma, nuk është entuziaste për këtë martesë, por me sa duket zvicerania ia ka arritur qëllimit të saj; duke bërë për vete dhe mbi të gjitha duke e bërë baba, Trussardi-n më të ri.
/g.r.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”





