SHBA– Fotografi i njohur Annie Leibovitz dhe një ekip kameramanësh kanë qenë prezent në Shtëpinë e Bardhë ditën e enjte gjë që i ka shtyrë mediat të spekullojnë se Michelle Obama do të shfaqet sërish në kopertinën e revistës Vogue.
Kanë kaluar katër vite që kur gruaja e presidentit amerikan u shfaq për herë të parë në faqe të parë të revistës së mirënjohur të modës dhe zëra nga Uashingtoni flasin se tashmë është koha për një kopertinë të re.
Nisur nga kjo, spekullimet e mediave flasin se stafi i revistës i bëri një vizitë në shtëpi zonjës së parë për t’i bërë një set fotografik për faqen e parë.