Migracioni është shndërruar në një fenomen shqetësues në Durrës i cili është mjaft i përhapur në qytetin bregdetar, kryesisht në sezonin e verës. Fenomemi i migracionit brenda qyteteve dhe emigracioni i cili ka shkaktuar shqetësim në Europë, për shkak të numrit të madh të azilantëve ekonomikë me origjinë nga Shqipëria, janë dy probleme me të cilat ndeshet vendi ynë. 

Bashkia Durrës në bashkëpunim me universitetin “Aleksandër Moisiu”, nga muaji mars i këtij viti po zbatojnë projektin “Riaktivizimi i Shtetësisë Evropiane, një rrjet qytetesh përfshirëse”.

Në kuadër të këtij projekti, paraditen e së mërkurës u zhvillua në sallën e Këshillit Bashkiak, takimi me temë: “Politikat dhe praktikat e migracionit në nivel lokal dhe kombëtar”.

Floreta Kërtusha, specialiste e politikave të zhvillimit në bashki, tha se “Integrimi paqësor i migrantëve në territorin pritës, duke promovuar kulturën e mikpritjes dhe jo të diskriminimit është në fokus të këtij projekti, duke arritur një konceptim të ri të qytetarisë nga njëra anë, por edhe rritjen e pjesëmarrjes civile demokratike në nivelin e Bashkimit Evropian nga ana tjetër”.

K.H.