Sinisa Mihajlovic prej vitesh është trajner i Bolognas dhe po bën mirë me klubin emilian. Në një intervistë ish-mbrojtësi i Lazios dhe Interit është rikthyer te flasë për eksperiencën si trajner te Milani duke deklaruar se nuk e kupton arsyen se përse u shkarkua nga detyra si teknik i kuqezinjve në vitin 2016.

“Asnjëherë nuk e kuptova se përse më shkarkuan. Isha mes vendit të 5-të dhe të 6-të në kampionat, dhe në finalen e Kupës së Italisë. Me atë skuadër që kisha në dispozicion pasi vetëm emrin kishte Milan, nuk mund të bëja më tepër. Sezonin pasardhës ndërruan 9 lojtarë nga 11 në total. Dy të vetmit e mbijetuar ishin Donnarumma dhe Romagnoli lojtarë që u afrimuan nga unë”, deklaroi serbi duke akuzuar drejtpërdrejt drejtuesit e klubit kuqezi.