14 shtator 2015 – Sinisha Mihajloviç doli i humbur në derbin e parë të sezonit. Milani i tij e humbi me rezultatin 1 – 0 takimin me Interin. Gjatë lidhjes me Sky Sport ndër të tjera ai ka përmendur edhe ecurinë e Shqipërisë në eliminatoret e fundit të Europianit.

“Ne serbët kemi pasur gjithnjë super skuadra, por nuk kemi qenë të aftë të fitojmë asgjë. Talente kemi pasur, por skuadër asnjëherë nuk kemi qenë në gjendje të bëjmë. Jo rastësisht Shqipëria është me 11 pikë dhe Serbia ka pak pikë”, tha ish-futbollisti dhe ish-trajneri i përfaqëuseses serbe.

Shqipëria është shumë pranë pjesëmarrjes së parë në një fazë finale të Kampionatit Europian, ndërsa Serbia është jashtë garës për Francë 2016.

/portali DurresLajm/