28shtator 2015 – Sinisa Mihajolvic përfundon në bankën e të akuzuarve. 9 pikë në 6 ndeshje, janë pak për një skuadër si Milani që investoi shuma të mëdha parash në merkato për lojtarë të caktuar, por problemi më i madh qëndron te fakti se kuqezinjtë në këtë fillim sezoni janë shumë të paqëndrueshëm dhe nuk kanë një fizionomi të qartë loje. Në futboll cdo gjë matet me rezultate dhe stastikat për momentin e dënojnë trajnerin serb. Në 6 ndeshjet e para të kampionatit Milani i Mihajlovic ka grumbulluar më pak pikë se skuadra që sezonin e kaluar drejtohej nga Filipo Inzaghi, 9 pikë të ish trajnerit të Sampdorias kundrejt 11 të Superpipos. 3 fitore dhe 3 humbje regjistron Mihajlovic, me Milanin që me trajnerin serb në krye ka arritur të realizojë 8 gola por ka pësuar 9.
Të njëjtin numër golash pësoi edhe skuadra e Inzaghit, por me italianin në drejtim në 6 javat e para Milani realizoi më shum,ë plot 13 gola. Në këtë fillim sezoni problematikat janë të shumta te kuqezinjtë, mbrojtja nuk bind madje edhe nëse në repartin e tërhequr nuk luajnë të njëjtit lojtarë, problemet vazhdojnë të jenë po njësoj. Ndeshja e Marassit ndaj Genoas është treguesi më i mirë i kësaj. Ky Milan duhet të rregullojë dicka edhe në mesfushë e sulm pasi nëse vazhdon me të tilla oshilacione vështirë se do të arrijë objektivin sezonal që është kualifikimi në Champions League. Gishti i akuzës është ngritur që tani në drejtim të Sinisha Mihajlovic-it, kështu që trajneri serb dhe Milani i tij duhet të japin përgjigje duke filluar që nga ndeshja e kësaj jave përballë Napolit në San Siro.
/portali DurresLajm/