Ditën e sotme (e shtunë, 11 dhjetor) do të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ky Kuvend do të zhvillohet në ambientet e Stadiumit ‘Air Albania’ dhe do të nisë në orën 10:00.

DurrësLajm” sjell pamjet e para teksa mijëra demokratë po mblidhen në Kuvendin e konsideruar si kuvendi i rithemelimit të Partisë Demokratike.

Siç duket edhe nga pamjet e operatorit Denis Simaku, i pranishëm sot në Kuvend është edhe ish-kreu i PD Durrës, Igli Cara.

Cara është një nga figurat kryesore të Partisë Demokratike dega Durrës, që i është bashkuar që në fillim nismës së Berishës për “Foltoren” dhe rithemelimin e partisë.