Tereza nuk është më e bukur, as e re, por sërish është e mbushur me dëshirë për dashuri e seks. Për të lënë pas rutinën e trishtë ajo udhëton në drejtim të Kenias. Edhe pse është nëna e një vajze në moshë pubertiteti, ajo është në kërkim të një të dashuri të ri, të fortë e me ngjyrë.

Kjo është një nga historitë e filmit që ka nisur të shfaqet në Gjermani, realizuar nga regjisori austriak Ulrich Seidl. Çdo vit mijëra gra të bardha udhëtojnë në drejtim të vendeve si Gambia apo Karaibet, për të gjetur dashurinë.

Në film nuk flitet për prostituim, por vetëm për seks dhe përkujdesje.

Filmi “Parajsa; dashuria” tregon si gratë në gjendje të mirë ekonomike udhëtojnë drejt këtyre vendeve për të përmbushur disa dëshira. Por edhe meshkujt përfitojnë para, kujdes, rroba e pushime në hotele të mira.

Është një realitet shumë i përhapur, ndonjëherë i ftohtë, por i vërtetë.