Më shumë se 1 mijë persona, të rinj e të rritur u mblodhën pranë parkut të spitalit të fëmijëve në Liverpool, për t’i dhënë lamtumirën e fundit djalit të vogël.

Me tullumbace blu dhe leila nëpër duar, ata brohoritën emrin e Alfie-t, përpara se një vajzë e re të këndonte “A Thousand Years”, të Christina Perri-t.

Me lot në sy dhe krah njëri-tjetrit mbështetësit e Alfie-t i lëshuan më pas tullumbacet në qiell dhe të gjithë së bashku nisën të këndonin “You’ll Never Walk Alone”.

Alfie u shua 23 muajsh, 5 ditë pasi mjekët i hoqën aparaturat që e mbanin në jetë, të cilat u fikën kundër dëshirës së prindërve të tyre.

Tom dhe Kate, të dy nga Liverpool luftuan fort që ta çonin Alfie-n në një spital jashtë vendit, por e humbën betejën e fundit me gjykatën të mërkurën.