Mijëra aktivistë dhe qytetarë të thjeshtë kanë marshuar ditën e sotme në Paris, Lion, Strasburg dhe disa qytete të tjera të Francës, kundër dhunës në familje.

Në Paris, kryesisht gratë aktiviste kanë protestuar duke mbajtur në duar pankarta me ngjyrë vjollce, ku ishin të shkruara emrat e viktimave të dhunës në familje.

Sipas statistikave të fundit vetëm gjatë këtij viti, mbi 130 gra janë vrarë nga partnerët ose ish-partnerët e tyre në Francë.

Ekspertët për dhunën në familje të Këshillit të Evropës kanë deklaruar se Franca duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur viktimat dhe fëmijët e tyre nga dhuna në familje si dhe të miratojë masa më efektive për të parandaluar dhunën në familje.