13 qershor 2015 – Mijëra shqiptarë protestuan sot në Shkup kundër diskriminimit të shqiptarëve. 

Protestuesit brohorisnin “Stop dhunës ndaj shqiptarëve”, “Ali tradhtari”, “Besa-Besë besën e kemi dhënë!, “UÇK” , etj në shoqërimin edhe të këngëve patriotike.

Marshi protestues u sigurua edhe nga dhjetëra aktivistë të Lëvizjes “BESA” dhe shoqatave të tjera pjesëmarrëse në protestë. 

Në këtë protestë me moton “Protestoj Shqip” u kërkua dorëheqja e qeverisjes aktuale, zbardhja e të gjitha të vërtetave për shqiptarët dhe kërkesa për një marrëveshje të re në Maqedoni. Protesta u vlerësua tejet masive nga organizatorët dhe në përkrahje të saj ishin dhjetëra shoqata dhe thirrje të personaliteteve publike shqiptare.

Protestës nuk i`u bashkëngjitën dy partitë e tjera RDK-ja dhe Lëvizja për Reforma në PDSH-në e Ziadin Selës, për shkak të mosmarrëveshjeve midis tyre.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/