Të paktën dy persona e kanë humbur jetën ndërsa dy të tjerë llogariten si të zhdukur për shkak të reshjeve të dendura në jug të Kinës.
Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, si pasojë e reshjeve të dendura në provincën Guangdong 127 mijë persona janë evakuuar në rajone të sigurta.
Reshjet kanë përfshirë 27 qarqe në lindje të provincës, ndërsa 43 shtëpi janë rrënuar dhe 44.700 hektarë tokë bujqësore janë dëmtuar. Dëmet kanë një kosto prej më shumë se 1 miliardë yuan (147 milionë dollarë).
Qeveria lokale ka dërguar 1.800 çadra dhe shtretër, batanije, ujë dhe ushqim për viktimat e fatkeqësisë në rajon./AA