Mijëra njerëz protestuan në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, duke kërkuar rritje të pagës minimale dhe duke thirrur të revoltuar slogane për dorëheqjen e qeverisë.
Protestuesit shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj rritjes së pagës minimale të shpallur nga qeveria, duke kërkuar që ajo të ishte më e lartë për t’iu përgjigjur nivelin të inflacionit dhe kushteve të vështira ekonomike.
Kjo protestë u mbajt pas njoftimit të qeverisë që paga minimale neto për vitin 2025 do të jetë 22,104 lira turke ose rreth 630 dollarë, një rritje prej 30% krahasuar me vitin 2024.
Punëtorët turq, të cilët janë përballuar me rritje të inflacionit të pritur prej 45% këtë vit, kishin kërkuar një rritje prej rreth 70% në total.
Qeveria tha se ky nivel i pagës u vendos për të mbajtur disiplinën fiskale dhe për të vazhduar luftën kundër inflacionit, por shumë qytetarë dhe grupe sindikaliste e panë këtë si një masë të pamjaftueshme për të përballuar rritjen e shpenzimeve të jetesës.
Protestat janë një shenjë e tensioneve të vazhdueshme lidhur me rritjen e pagës dhe nivelin e jetesës në Turqi, ku shumë qytetarë po luftojnë me çmimet e larta të ushqimeve dhe shërbimeve bazë.
Për shumë turq, pagat e ulëta dhe rritja e shpejtë e çmimeve kanë krijuar vështirësi të mëdha në përballimin e shpenzimeve të përditshme, duke shkaktuar pakënaqësi dhe tensione sociale.
Protestat e së shtunës janë pjesë e një lëvizjeje më të gjerë për të kërkuar politika më të qëndrueshme dhe më të drejta ekonomike në vend.