Mike Tyson dëshiron të kthehet sërish në ring. Legjenda e boksit në një bisedim në Instagram me reperin T.I, është shprehur se po përgatitet që të ngjitet sërish në ring për të boksuar.
Këtë herë jo për tituj kampion, por bamirësi. 53-vjeçari edhe pse nuk është në formën e tij më të mirë ka theksuar se do të stërvitet për t’u ndeshur disa raunde. Tyson është një nga legjendat e boksit në botë duke fituar shumë tituj kampion, ndërsa tani dëshiron të ndihmojë të pastrehët dhe ata që kanë varësi nga droga, njësoi si ai.
“Dua të shkoj në palestër dhe të kthehem në formë, në mënyrë që të bëj boks për tre ose katër raunde për bamirësi. Dua ta bëj për bamirësi, të grumbulloj fonde dhe të ndihmoj të pastrehët dhe ata që kanë varësi nga droga si unë”, u shpreh Tyson.





