SHBA– Ish boksieri i famshëm, Mike Tyson, i cili do të kujtohet gjithnjë për ngrënien e veshit të rivalit të tij, është dënuar me vdekje. Por nuk ka asgjë për t’u alarmuar. Personazhi i interpretuar nga Tyson është dënuar realisht me vdekje. Ish boksierit i ëhstë besuar një rol në një nga seritë e serialit televiziv të njohur amerikan Law & Order: Special Victims Unit.
Tyson interpreton rolin e Reggie Rhodes, i cili në fëmijërinë e tij ka qenë viktimë e abuzimeve seksuale. Kur rritet ai kthehet të marrë hak ndaj abuzuesit. “E vrava dhe nuk mund ta kthej më kohën pas”,- shprehet Tyson në një batutë të filmit. Po ndërkohë avokatet Olivia dhe Ellis, pasi zbulojnë disa neglizhenca gjatë procesit gjyqësor ndaj tij përpiqen t’i shpëtojnë jetën.