Mike Tyson ka folur për ngacmimet e tmerrshme seksuale që ka pësuar kur ishte fëmijë, dhe që e bëri atë “mjaft të ashpër në botën ku jeton”.Boksieri i njohur përshkruan se si ishte duke kaluar në rrugët e Brooklyn në moshën 7-vjeçare kur një ‘burrë në moshë… e tërhoqi nga rruga”.

Babai i tetë fëmijëve ka treguar se është “ngacmuar” dhe “abuzuar seksualisht”. Tyson nuk e pa më kurrë abuzuesin e tij dhe nuk i tregoi askujt, përfshirë dhe policinë, për dekada me radhë me frikën se do të gjykohej.

42A76C0900000578-4726286-image-m-35_1500932593746

Për herë të parë për incidentin ai ka folur në një emision televiziv se çfarë ka ndodhur. Pavarësisht se nuk ka dashur të japë shumë detaje, pasi vazhdon të mendojë se nuk beson se është diçka që duhet t’i interesojë dikujt. Por, Mike thekson se ishte pikërisht ky incident që e ka bërë atë njeriun që është sot.