6 shkurt 2015 – Karabinieria e Pistojës arrestoi Mikel Arrën, 24 vjec lindur në Shkodër dhe banues në Pistoja. Ai u prangos, sepse së bashku me një shqiptar tjetër më 7 tetor 2014 rrahën drejtorin e shkollës profesionale “Einaudi”. Pak ditë pas rrahjes u arrestua bashkëpunëtori 23 vjeçar i Arrës, ndërsa vetë Mikeli ia mbathi në Shqipëri.
Italianët informuan kolegët shqiptarë, të cilët u vunë në kërkim të Mikelit. I ndodhur midis dy zjarresh, Arra u kthye në Itali dhe preferoi të dorëzohej vetë te karabinierët i shoqëruar nga avokati i vet.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





