Aktorja Priyanka Chopra ka injoruar Princin William dhe Dukeshën e Kembrixhit, Kate Middleton ditën e shtunë, gjatë ndeshjes së kampionatit Wimbledon.

Teksa turma po duartrokiste për çiftin mbretëror kur po uleshin për të parë ndeshjen finale të femrave, aktorja e “Quantico” zgjodhi të rregullonte shallin e saj dhe të shmangte kontaktin me sy me anëtarët e familjes mbretërore.

Sjellja e Priyanka-s nuk është një rastësi, pasi ajo është mikeshë e afërt me Meghan Markle dhe të gjithë i dinë raportet e kësaj të fundit me familjen mbretërore.

Ndonëse u spekulua se Chopra dhe Markle i kanë dhënë fund miqësisë së tyre, veprimi i aktores e tregon qartë që miqësia disavjeçare mes tyre vazhdon ende.