“Mikpritja durrsake” ishte eventi i radhës i organizuar nga Shoqata Durrësi Autokton, një aktivitet ky i kthyer në një traditë shumëvjeçare, me rastin e ardhjes së pranverës.
Në aktivitetin e së premtes, u nderua 3 figura të njohura të qytetit bregdetar, rektorja e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Kseanela Sotirofski dhe arkeologu Afrim Hoti të cilët morën titullin “Nderi i qytetit të Durrësit” si dhe botuesi Aurel Kaçulini që u vlerësua me titullin “Fisnik i qytetit të Durrësit”.
Të pranishmit në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu” patën mundësi të njiheshin më gjerësisht me jetën dhe karrierën e 3 figurave të njohura, përmes dokumentarëve të realizuar me mjeshtëri nga Astrit Tahiri.
Festa e Pranverës 2024, “Mikpritja durrsake” është kthyer traditë prej vitesh në qytetin e Durresit e cila organizohet nga “Shoqata Durrësi Autokton” në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit, që si simbol ka mbjelljen e luleve, trëndafilave në hapësirat e gjelbëra në qytet.
Festa e pranverës është një festë me origjinë ilire dhe organizohet në Durrës për nder të solsticit pranveror.





