Këngëtarja Fjolla Morina ka pësuar mbrëmjen e djeshme një aksident në aksin rrugor Prishtinë-Shkup. Lajmi u bë i ditur nga njëra prej mikeshave të saj, e cila gjithashtu njoftoi se këngëtarja ishte shtruar në spitalin e Shkupit. 

Për Indeksonline Berat Behramaj, miku i afërt i Fjollës ka thënë:  “Ajo me urgjencë është dërguar në Shkup dhe gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetë”. 

Ai ka treguar se pas kontaktit me të ëmën e këngëtares Morina, ka konfirmuar se tashmë Fjolla është mirë.